Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te Grasshopperi flasin për potencialin e Leart Kabashit

Leart Kabashi

Vendimi i trajnerit të Grasshopperit, Tomas Oral, për ta inkuadruar në fushë 17-vjeçarin Leart Kabashi, në ndeshjen derbi për mbijetesë kundër Yverdonit, doli i qëlluar.

Kabashi u inkuadrua në minutën e 67-të. 12-të minuta më vonë, mesfushori tregoi talentin e tij kur shënoi golin e tij të parë në Superligë. Talenti Kabashi pranoi një top dhe me lëvizje mashtruese u lirua nga dy lojtarë kundërshtarë, bëri disa hapa para me top dhe me gjuajtje të fortë shënoi golin e katërt për Grasshopperin.

Me kontributin e Kabashit dhe Abrashit, Grasshopperi ka bërë një hap të madh në garën për mbijetesë në Superligën e Zvicrës në futboll.

Për Kabashin ishte vetëm paraqitja e tij e dytë këtë edicion me fanellën e Grasshopperit. Tani te Grasshopperi presin nga Kabashi të tjera paraqitje të mira dhe gola.

“Ai ka një potencial të madh”, thotë Abrashi me krenari, kur e pyesin për shokun e skuadrës së tij, thuajse 18 vjet më i ri. “Duam një tjetër gol prej tij të shtunën”, ka vazhduar kapiteni Abrashi, i cili asistoi në golin për 3:0.

Edhe Kabashi shënon golin e parë në Superligë, Abrashi asiston Futboll Kabashi shënon golin e parë në Superligë, Abrashi asiston

Trajneri Tomas Oral po ashtu vlerëson paraqitjen e Kabashit.

“Ai konfirmoi atë që ndjeva që nga fillimi”, tha trajneri i Grasshopperit.

Ai ka folur për potencialin që ka Kabashi.

“Ai është një mesfushor shumë i rrezikshëm. Nëse ai është në atë pozitë, është i aftë të shënojë edhe nga distanca”, ka theksuar Oral.

Për golin ka folur edhe Kabashi. Ai i është gëzuar golit të parë. Ka theksuar se synon të tjerë gola në të ardhmen për Grasshopperin.

Ashtu si Abrashi, edhe Oral është i vetëdijshëm se nuk duhet t’i gëzohen fitores së thellë.

Edhe Kabashi, golashënuesi më i ri i këtij edicioni në Superligën zvicerane Futboll Kabashi, golashënuesi më i ri i këtij edicioni në Superligën zvicerane

“Fitorja ishte e rëndësishme për shpirtin”, theksoi gjermani.

Grasshopperi është në vendin e dhjetë me 36 pikë, sa ka edhe Winterthuri. Yverdoni është në vendin e fundit me 35 pikë.

Sioni, kundërshtari i ardhshëm i Grasshopperit, është në vendin e nëntë me 41 pikë.

“Jemi shumë të lehtësuar për momentin. Zurichu na ndihmoi dje. Kjo ishte fitore e rëndësishme”, ka thënë Abrashi, duke falënderuar rivalët e tij të qytetit për fitoren 4:1 kundër Winterthurit.

Grasshopperi qëndron më mirë sa i përket goldallimit me Winterthurin. Por Abrashi thotë se synimi i radhës është fitorja ndaj Sionit.

“Do të shkojmë në Sion për të fituar. Por do të jetë shumë e vështirë. Tani nuk duhet të mendojmë më për ndeshjen e kaluar. Do të kemi tjetër ndeshje pas tri ditësh”, ka thënë Abrashi.

Edhe Shënoi në Superligë pas një dekade, por Abrashi ka ankesa Futboll Shënoi në Superligë pas një dekade, por Abrashi ka ankesa

Abrashi 35-vjeçar ka luajtur 272 ndeshje për Grasshopperin, ndërsa ka edhe 11 gola dhe 20 asistime.