Futboll

Kabashi, golashënuesi më i ri i këtij edicioni në Superligën zvicerane

Leart Kabashi

Grasshopperi shënoi fitore 5:0 ditë më parë ndaj Yverdonit dhe bëri hap të madh drejt mbijetesës në elitën e futbollit zviceran.

Golin për 4:0 e shënoi mesfushori 17-vjeçar, Leart Kabashi. Ai në lojë kishte hyrë në minutën e 67-të duke e zëvendësuar kapitenin Amir Abrashi, ndërësa realizoi në minutën e 79-të.

Kabashi u bë golashënuesi më i ri i këtij edicioni në Superligën e Zvicrës. Për të ishte paraqitja e dytë në elitën zvicerane, ndërsa vlerësohet shumë për kualitetin që e ka.

Ai bëri lëvizje të mirë individuale e më pas gjuajti fuqishëm drejt portës.

Golin e shënoi me 17 vjet, 5 muaj e 15 ditë.

Në mesin e dhjetë futbollistëve më të rinj që kanë realizuar gol në këtë edicion në Superligë, është edhe Labinot Bajrami, sulmuesi i Winterthurit.

Ai ka shënuar me 19 vjet, 3 muaj e 18 ditë, dhe e zë vendin e nëntë në këtë listë.