Futbollisti i talentuar, Rinor Rexhepi, ka firmosur me klubin e elitës së Danimarkës, Randers FC.
17-vjeçari ka firmosur për dy vjet me Randersin, ndërsa është paraqitur si “sulmues i fortë fizikisht”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRexhepi është transferuar nga Horsensi.
Te Randersi, Rexhepi fillimisht do të luaj në ekipin U19.
“Rinori është sulmues ambicioz me fizik shumë të mirë dhe këmbë të majtë të rrezikshme, që besojmë se do t’i ndihmojë për zhvillim të mëtejmë. Rinori gjithnjë ka shënuar gola për ekipet e Horsensit, kështu që jemi të lumtur që e kemi”, ka thënë trajneri i U19 të Randersit, Christian Hansen.
Vetë futbollisti ka thënë se Randersi është klubi i duhur për zhvillim të mëtejmë.
Rinor është pjesë e një familjeje me shumë sportistë. Tri motrat e tij luajnë hendboll. Madje njëra prej tyre në elitën e Danimarkës.