Mbrojtësi i Bayernit, 16-vjeçari Filip Paviq, ka vendosur që në të ardhmen të luajë për Kroacinë në nivelin ndërkombëtar.
Këtë e bëri të ditur federata kroate të hënën.
Nuk ka pengesa që Paviqi menjëherë të fillojë me ndeshje për Kroacinë.
Paviq është i lindur në Gjermani, nga prindër kroatë. Ai ka pasaportë të Gjermanisë dhe të Kroacisë. I ka dy paraqitje për U15 të Gjermanisë dhe 11 të tjera për U16 të Gjermanisë. Në katër prej ndeshjeve ishte kapiten.
Paviq tashmë ka debutuar për ekipin e parë të Bayernit, në Champions.

Artikuj të ngjashëm
-
Arijon Ibrahimoviqi pyetet për të ardhmen te Gjermania
-
Sukses i madh, Ibrahimoviqi nga Kosova në ekipin e parë të Bayernit
-
Gjermania të ketë kujdes: Drejtori i Akademisë së Bayernit e përmend Osmanin
-
Çka shkruan Bayerni për talentin Osmani
-
Osmani i Bayernit bëri edhe një hap para, tani bashkohet me Kosovën