Futboll

Sylvinho: Barazimi do të ishte rezultat i drejtë

Sylvinho

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar se ndaj Gjeorgjisë kuqezinjtë e kanë merituar një pikë.

Shqipëria humbi 1:0 në “Air Albania” të martën mbrëma.

“Një ndeshje ndryshe në aspektin taktik. I jap komplimente trajnerit dhe ekipit kundërshtar. Mendoj që barazimi do të ishte rezultat i duhur. Sa herë që kishim topin kemi depërtuar brenda linjave. Por dallimi u bë pasi shënuan golin. Mendoj se kemi luajtur në mënyrë të ngjashme.

Kemi humbur me një gol. I komplimentoj lojtarët, që kanë bërë ndeshje të mirë. Lojtarët kanë bërë më të mirën, por kështu shkoi ndeshja. Rezultat më i mirë do të ishte barazimi”, ka thënë Sylvinho.

Lexo përditësimet tjera
gjeorgjia

Ndalet Shqipëria, Gjeorgjia feston në “Air Albania”

Pas fitores 2:1 ndaj Ukrainës në Pragë, Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e ka pësuar humbjen...