Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sylvinho: Jam krenar me gjithë lojtarët

Sylvinho

Përzgjedhësi brazilian i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë pas ndeshjes se është krenar me lojtarët që ai i drejton. 

Sylvinho e udhëhoqi Shqipërinë drejt Evropianit 2024, por nuk e arriti synimin e radhës – Kampionatin Botëror. 

Shqipëria u mposht 2:1 në Varshavë në Poloni, ndonëse kishte epërsi 1:0 dhe humbi disa raste shumë të mira. 

“Nuk më pëlqen të humb. Më jep kënaqësi ajo që ka ndodhur në fushë sepse jemi përballur të barabartë me një përfaqësuese të madhe. Kjo tregon se jemi rritur shumë dhe kemi fituar eksperiencë. Futbolli është kështu. Po të kthehemi tre vjet më parë, askush nuk do ta mendonte që Shqipëria do të shkonte në Evropian dhe më pas në plejofin e Botërorit. Unë nuk kam çfarë t’u them lojtarëve sepse jam i lumtur me atë që ata kanë bërë”, ka deklaruar Sylvinho. 

Sylvinho nuk ka dashur të komentojë për të ardhmen, pasi ka theksuar se po e mendon ndeshjen ndaj Ukrainës. 

Edhe Sylvinho nuk e vlerëson vetëm miqësore ndeshjen me Ukrainën Futboll Sylvinho nuk e vlerëson vetëm miqësore ndeshjen me Ukrainën

Ndeshja ndaj Ukrainës të martën në udhëtim do të jetë miqësore. 

Ukraina u eliminua nga Suedia në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.

Lexo përditësimet tjera
Lewandowski

Shqipëria mposhtet nga Polonia, i shuhet ëndrra e Botërorit 2026