Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, dhe kapiteni Berat Gjimshiti janë paraqitur në konferencën për media para ndeshjes ndaj Polonisë.
Ndeshja Poloni – Shqipëri zhvillohet në Varshavë. Ndeshja gjysmëfinale e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026 luhet të enjten nga ora 20:45.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSylvinho për ndeshjen ndaj Polonisë: Duhet përqendrim i lartë
Seleksionuesi i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se duhet përqendrim i madh në ndeshjen ndaj Polonisë të enjten.
“Kemi qenë në grup me Poloninë për kualifikimet për Evropian. Do të jenë 90 minuta të rëndësishëm dhe të vështirë. Duhet përqendrim të lartë. Janë rrethana krejtësisht tjera nga ndeshjet e kaluara. Brenda 90 minutave mund të ndodhë gjithçka”, tha ai.
Ai në konferencë për media ka folur edhe për sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, që do ta udhëheqë sulmin e Polonisë.
“Robert Lewandowski është prej sulmuesve më të mirë në botë. Kam parë së fundi edhe ndeshjet e Barcelonës, pasi jam edhe fans i kësaj skuadre. Por nuk është vetëm ai, Polonia ka edhe lojtarë tjerë që mund të na sjellin probleme”.
Sylvinho: Ndeshja me Poloninë, prej më të rëndësishmeve
Seleksionuesi i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë se ndeshja gjysmëfinale e plejofit për Botërorin 2026 të enjten kundër Polonisë, është prej më të rëndësishmeve.
Ai ka thënë se nga viti 2023 ka pasur përmirësim Shqipëria, por edhe Polonia.
“Sigurisht që kemi pasur dy eksperienca në Evropian dhe ndeshje ndryshe nga tjerat kundër Serbisë dhe mendoj se ndaj Polonisë do të jetë ndeshje prej më të rëndësishmeve”, tha Sylvinho.
Sylvinho ka thënë se Polonia është e fortë në tranzicion.
“Ndaj Holandës kanë pasur ndeshje të mira. Janë skuadër që është mësuar duke luajtur në Evropian dhe Kupën e Botës. Ka lojtarë të mirë dhe aftësi për të shënuar. Jan Urban është trajner i mirë dhe ka krijuar një skuadër të fortë. Polonia është më e fortë se viteve të kaluara”, tha ai.
Seleksionuesiu brazilian ka thënë se duhet përshtatur me mungesa dhe se nuk është trajner që ankohet.
“Nuk janë dy ndeshje nga 90 minuta. Por janë 90 minuta dhe mund të ndodhë gjithçka gjatë 90 minutave”, tha Sylvinho.
Ai ka folur edhe për mbrojtësin kosovar Bujar Pllana, që është ftuar për herë të parë.
“Bujar Pllana është lojtar që e kemi përcjellë 6 muaj. Ishte tashmë momenti për ta ftuar, por nuk e di se kush do të luajë, por jam i kënaqur që ai dhe të tjerët janë pjesë e listës”, tha ai.
Gjimshiti: Kualifikimi në Botëror do të ishte mrekulli, gjasat me Poloninë 50-50
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka thënë se do të ishte arritje e mrekullueshme, kualifikimi në Botërorin 2026.
“Në këtë moment nuk jam në atë pikë se cilin ta preferoj. Por besoj se si kapiten të bëjmë një histori kaq të madhe do të ishte e mrekullueshme me Shqipërinë. Duhet të shohim hap pas hapi. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë nesër”, tha Gjimshiti në konferencë për media.
Për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit me Poloninë, që e zhvillon të enjten Shqiprëia në udhëtim,
Gjimshiti ka thënë se gjasat janë 50-50.
“Unë besoj se gjasat kur hyn në fushë janë 50-50. Të gjithë kur hyjmë në fushë duam fitore. Taktikën e vendos trajneri. Për të fituar ndaj Polonisë duhet të jemi të fortë në mbrojte dhe sulm”, tha Gjimshiti.
Gjimshiti flet për përballjen me Lewandowskin
Gjimshti ka folur edhe për përballjen me Lewandowskin.
“Do të jetë vështirë, pasi në vitet e fundit ka nivel të lart. Është një prej sulmuesve që ka bërë karrierë të gjatë në nivele të larta. Nuk do të jem vetëm për të ndalur Lewandowskin dhe tjerët. Duhet të jemi si ekip si në mbrojtje ashtu edhe sulm”, është shprehur ai në konferencën për media para ndeshjes Shqipëri - Poloni.
Gjimshiti: Do të bëjmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr
“Besoj se do të jemi gati të japim maksimumin. Kundërshtari ka nivel të lartë dhe do të provojmë të bëjmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr”.