Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUrban: Shqipëria skuadër shumë e mirë teknikisht, na bëri shumë të vështirë
Përzgjedhësi i Polonisë, Jan Urban, ka thënë se Polonia nuk e ka luajtur ndeshjen më të mirë. Por, e ka përgëzuar ekipin e tij që dha përgjigjen e duhur pas pushimit.
“Padyshim se duhet ta përgëzojmë ekipin, sepse kishte një moment kur ne duhej të shtynim më shumë para për t’u kthyer në lojë. Kemi bërë zëvendësime pas pjesës së parë dhe të rinjtë ndryshuan pozitat. Filip dhe Oskar kishin momente shumë të mira. Donim që të ktheheshim prapa me tre mbrojtës, por fillimisht donim të shihnim se a do të funksiononte me ndryshimet. Pas disa lëvizjeve, ata morën epërsinë në mesfushë. Shqipëria është skuadër shumë e mirë teknike dhe na vështirësuan shumë në këtë ndeshje”, është shprehur Urban për “TVP Sport”.
Uzuni me lot në sy pas ndeshjes: Duhet të presim edhe katër vjet
Myrto Uzuni është përlotur pas ndeshjes, kur ka folur për humbje nga Polonia.
Ai ka thënë se humbja 2:1 në Varshavë do t’i kushtojë atyre me katër vjet pritje për arritjen në Botërorin e ardhshëm.
“Jemi të mërzitur. Kemi bërë paraqitje të mira dhe kemi merituar më shumë. Kishim dy raste për të kaluar në epërsi, por ky është futbolli. Trajneri tha se është krenar me ne, por kishim mundësinë për t’i bërë gjithë shqiptarët krenarë. Duhet të presim katër vjet për të arritur këtu ku ishim. Të gjithë donim kualifikimin në Botëror”, ka thënë Uzuni.
Sylvinho: Jam krenar me gjithë lojtarët
Përzgjedhësi brazilian i Shqipërisë, Sylvinho, ka thënë pas ndeshjes se është krenar me lojtarët që ai i drejton.
Sylvinho e udhëhoqi Shqipërinë drejt Evropianit 2024, por nuk e arriti synimin e radhës – Kampionatin Botëror.
Shqipëria u mposht 2:1 në Varshavë në Poloni, ndonëse kishte epërsi 1:0 dhe humbi disa raste shumë të mira.
“Nuk më pëlqen të humb. Më jep kënaqësi ajo që ka ndodhur në fushë sepse jemi përballur të barabartë me një përfaqësuese të madhe. Kjo tregon se jemi rritur shumë dhe kemi fituar eksperiencë. Futbolli është kështu. Po të kthehemi tre vjet më parë, askush nuk do ta mendonte që Shqipëria do të shkonte në Evropian dhe më pas në plejofin e Botërorit. Unë nuk kam çfarë t’u them lojtarëve sepse jam i lumtur me atë që ata kanë bërë”, ka deklaruar Sylvinho.
Sylvinho nuk ka dashur të komentojë për të ardhmen, pasi ka theksuar se po e mendon ndeshjen ndaj Ukrainës.
Ndeshja ndaj Ukrainës të martën në udhëtim do të jetë miqësore.
Ukraina u eliminua nga Suedia në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.
Kapiteni Gjimshiti: Për ne të vjetrit ishte shansi i fundit
Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka thënë se mundësia e shpërdoruar për t’u kualifikuar në Botëror të enjten pas disfatës nga Polonia në Varshavë, ishte shansi i fundit.
Ai ka thënë se lojtarët e kanë përjetuar rëndë humbjen 2:1.
“Besoj që është e thjeshtë të flaës pas ndeshjes, por besoj që mund të pësosh një gol ashtu. Kishim raste të shkonim 2:0, do ishte ndeshje e kryer. Pastaj kishim mundësi edhe për 2:1, por fati nuk e deshi sot. Nuk ka rëndësi kush humb raste, jemi të gjithë bashkë, kush gabon e jo. Jemi të mërzitur sepse ishte në duart tona, e nisëm mirë ndeshjen, kishim mundësitë të fitonim e të shkonim në finale ndaj Suedisë. Ne më të vjetrit jemi më të mërzitur më shumë sepse ndoshta ishte rasti i fundit për ne që të marrim pjesë, shpresoj që çunat më të ri ta plotësojnë këtë dëshirë të tifozëve”, deklaroi Gjimshiti pas ndeshjes.
Laçi: Jemi pa fjalë
Mesfushori Qazim Laçi ka thënë se të gjithë te Shqipëria janë pa fjalë, për atë që ndodhi në Varshavë të enjten mbrëma.
Shqipëria u eliminua pas disfatës 2:1 nga Polonia, ndonëse ishte duke fituar 1:0.
“Jemi pa fjalë. Por, jam krenar për djemtë, për paraqitjen që kanë bërë sot. Mendoj se nuk e merituam humbjen. Është e vështirë t’i gjejë fjalët e duhura por duhet ta mbajmë kokën lartë. Nuk kemi arritur asnjëherë në histori në këtë fazë. Duhet të jetë motivim për të ardhmen. Është e vështirë të gjejmë fjalët e duhura. Jemi profesionistë, duhet ta mbajmë kokën lartë sepse kemi të ardhme”, deklaroi Laçi.
Me gjithë paraqitjen e mirë, Shqipëria eliminohet
Shqipëria është mposhtur në Varshavë të enjten mbrëma dhe e ka humbur mundësinë për t’u kualifikuar në finale të plejofit për Botërorin 2026.
Shqipëria u mposht me rezultatin 2:1, pavarësisht paraqitje shumë të mirë.
Kishte epërsi prej një goli, por nuk e ruajti epërsinë deri në fund.
Arbër Hoxha në minutën e 42-të shënoi gol të bukur për “kuqezinjtë” për 1:0. Por, golat nga Robert Leëandoëski dhe Piotr Zielinski në minutat 63 e 73, kanë bërë që Polonia të avancojë tutje.
Në finalen e 31 marsit, Polonia do të luajë në udhëtim te Suedia, që në gjysmëfinale e eliminoi Ukrainën.
Polonia në epërsi
Polonia ka kaluar në epërsi në Varshavë në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Piotr Zielinski në minutën e 73-të ka realizuar gol të bukur nga distanca. Polonia po udhëheq 2:1.
Paraprakisht debutuesi Stavros Pilo pati rast ideal për shënim për Shqipërinë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri polak Kamil Grabara.
Lewandowski shënon golin e barazimit
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, shënoi golin e barazimit në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Golin për 1:1, ylli polak e shënoi m kokë në minutën e 63-të.
Shqipëria humb super rast për golin e dytë
Shqipëria ka humbur mundësi të mirë për golin e dytë.
Nedim Bajrami gjuajti jashtë portës në minutën e 54-t.
Shqipëria në festë, 1:0 pas pjesës së parë
Shqipëria e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e parë të ndeshjes gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026 kundër Polonisë.
Shqipëria e mbylli me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në Varshavë.
Golin e epërsisë 1:0 e shënoi sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha.
Hoxha shënoi golin e vetëm në pjesën e parë në minutë ne 42-të.
Ai kaloi portierin polak dhe në portën e zbrazët shënoi për epërsinë 1:0. Hoxha e festoi golin duke formuar me dy duart figurën e shqiponjës dykrerëshe.
Shqipëria në epërsi
Shqipëria ka kaluar në epërsi ndaj Polonisë. Golin e epërsisë 1:0 e shënoi Arbër Hoxha. Ai kaloi portierin dhe në portën e zbrazët shënoi për 1:0 në minutën e 42-të.
1-0 Albania.
GOOOOOOOOAAAAALLLLL ARBER HOXHA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!! ROBERT LEWANDOWSKI'S POLAND ARE IN BIG TROUBLE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
pic.twitter.com/eQF8D4VfY4
Zëvendësim i detyrueshëm te Shqipëria
Shqipëria është detyruar të bëjë një zëvendësim në minutën e 18-të.
Arlind Ajeti është lënduar gjatë një aksioni në sulm nga një goditje këndore.
Në vend të tij është aktivizuar Ardian Ismajli. Pas 30 minutave lojë rezultati mes Polonisë dhe Shqipërisë vazhdon të mbetet 0:0.
15 minuta lojë, pa gola në ndeshjen Poloni – Shqipëri
Janë zhvilluar 15 minuta lojë në Varshavë ndërsa ende nuk ka gol në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë.
Polonia e ka iniciativën në minutat e para të ndeshjes.
Formacion interesant i Polonisë ndaj Shqipërisë
Përzgjedhësi i Polonisë, Jan Urban, ka vendosur për formacionin 3-4-3, për duelin ndaj Shqipërisë, në gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026.
Grabara është në portë.
Në mbrojtje janë Kedziora, Bednarek, Kiëior. Në mesfushë në krah janë Cash dhe Skoras, ndërsa në qendër Szymanski dhe Zielinski.
Kapiteni Robert Lewandowski përkrahet nga Rozga dhe Kaminski.

Sylvinho publikon formacionin për ndeshjen ndaj Polonisë
Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Sylvinho, ka vendosur për ekipin që do të paraqitet nga minuta e parë në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026 ndaj Polonisë.
Ndeshja luhet në Varshavë nga ora 20:45.
Myrto Uzuni udhëheq sulmin e Shqipërisë, ndërsa do të përkrahet nga Arbër Hoxha dhe Nedim Bajrami.

