Pas fitores 2:1 ndaj Ukrainës në Pragë, Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e ka pësuar humbjen e parë në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve.

Të martën mbrëma në “Air Albania”, përballë kuqezinjve ishte Gjeorgjia. Dhe gjeorgjianët festuan në fund pas fitores me rezultatin 1:0.

Sfida e Grupit 1 të Ligës B u vendos në minutën e 71-të. Giorgi Kochorashvili goditi saktë nga distanca për të mposhtur Thomas Strakoshën. Ai shënoi supergol.

Ndeshja ishte kryesisht e barabartë, por pa raste të mira shënimi për kuqezinjtë. Ishin disa tentime nga distanca, por jo shumë të rrezikshme për portën e Gjeorgjisë. Ndërkohë mysafirët ishin më konkretë ndërsa kanë rrezikuar edhe disa herë të tjera, sidomos në fund të takimit.

Sylvinho ia dha rastin nga fillimi sulmuesit të krahut, Arbër Hoxha. Ai kishte disa driblime të rrezikshme, por pa bërë dallimin. Pjesa tjetër e skuadrës ishte e njëjtë me atë që u paraqit ndaj Ukrainës. Por paraqitja ishte dukshëm më e zbehtë se ajo e tri netëve më parë.

Gjeorgjia në xhiron e parë kishte fituar 4:1 ndaj Çekisë. Pas paraqitjes në Evropian, Gjeorgjia ka nisur furishëm në Ligën e Kombeve dhe ka dëshmuar se është në rritje të vazhdueshme. Ndaj Shqipërisë u shfaq shumë kompakte dhe e disiplinuar taktikisht, duke mos lejuar thuajse fare hapërisë për të përzgjedhurit e Sylvinhos.

Gara në grup megjithatë mbetet shumë e hapur. Kuqezinjtë ndeshjen e radhës e kanë më 11 tetor në Pragë ndaj Çekisë. Më pas luajnë në udhëtim ndaj Gjeorgjisë, më 14 tetor. Kështu që grumbullimi i radhës do të jetë vendimtar për rezultatin e Shqipërisë në këtë grup.

Sylvinho: Barazimi do të ishte rezultat i drejtë

3 muaj më parë / 10 sht 2024 23:09
Sylvinho

Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar se ndaj Gjeorgjisë kuqezinjtë e kanë merituar një pikë.

Shqipëria humbi 1:0 në “Air Albania” të martën mbrëma.

“Një ndeshje ndryshe në aspektin taktik. I jap komplimente trajnerit dhe ekipit kundërshtar. Mendoj që barazimi do të ishte rezultat i duhur. Sa herë që kishim topin kemi depërtuar brenda linjave. Por dallimi u bë pasi shënuan golin. Mendoj se kemi luajtur në mënyrë të ngjashme.

Kemi humbur me një gol. I komplimentoj lojtarët, që kanë bërë ndeshje të mirë. Lojtarët kanë bërë më të mirën, por kështu shkoi ndeshja. Rezultat më i mirë do të ishte barazimi”, ka thënë Sylvinho.

Kumbulla: Na vjen keq për tifozët

3 muaj më parë / 10 sht 2024 23:03
gjeorgjia

Mbrojtësi Marash Kumbulla ka shprehur keqardhje për tifozët pas humbjes së Shqipërisë nga Gjeorgjia. Kumbulla u shpreh i lumtur që po luan për skuadër dhe te Kombëtarja pas lëndimit që e mbajti jashtë për kohë të gjatë.

“Ndeshja ishte shumë e vështirë. Gjeorgjia është shumë e fortë me kundërsulme. Ka sulmues shumë të fortë. Ndoshta më mirë të bënim më shumë faule. Nuk kemi bërë sa duhet. Por ecim përpara. Na vjen keq për tifozët, atmosfera ishte shumë e bukur në stadium. Por shikojmë para për ndeshjet e radhës. Personalisht jam shumë i lumtur, pasi periudha prej një vit e gjysmë nuk ishte e lehtë për mua. Kam marr minuta në klub, në Espanyol. Edhe te Kombëtarja mora minuta dhe jam i lumtur. Vetëm me rezultatin jo”, ka thënë Kumbulla.

Ramadani: Nuk ishte nata jonë

3 muaj më parë / 10 sht 2024 23:00
Ylber Ramadani

Mesfushori Ylber Ramadani vlerëson se Shqipëria nuk e kishte natën e saj në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

Gjeorgjianët fituan 1:0 ndaj Shqipërisë në Tiranë.

“Sot ishte ndeshje shumë e vështirë. Na vunë në vështirësi me kompaktësinë në mbrojtje. Ishin pesë në mbrojtje e tre në mesfushë. Hoxha e kalonte një me driblim, por menëjherë i vinte tjetri.

Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne jemi skuadër e fortë. Sot nuk e kishim ditën, pasi jemi në nivel të njëjtë. Gjeorgjianët e kanë përgatitur ndeshjen shumë mirë që me kundërsulme të vinin te porta. E shfrytëzuan këtë dhe më pas kishim vështirësi që t’i thyenim prapa”, ka thënë Ramadani.

Mitaj: Gjeorgjianët shfrytëzuan më mirë rastet

3 muaj më parë / 10 sht 2024 22:59
Mario Mitaj

Mario Mitaj vlerëson se Gjeorgjia shfrytëzoi më mirë rastet dhe kjo bëri dallimin në ndeshjen e së martës në Tiranë. Shqipëria pësoi 1:0.

Shqipëria nuk kishte asnjë goditje të saktë në portë.

“Besoj në përgjithësi kemi bërë një ndeshje të mirë. Kemi vrapuar shumë, kishim dy-tri raste. Por ata i shfrytëzuan rastet më mirë. S’besoj që ishte lodhja ajo që bëri të humbim  ndeshjen.

Kishim hapësira në krahë, është dashur ta qarkullojmë topin më shumë. Gjeorgjianët i kishin dy raste i shfrytëzuan më mirë dhe fituan. Edhe ne edhe gjeorgjianët ishim të lodhur. Është normale që jemi pak të lodhur, por kjo nuk  vendosi ndeshjen”, ka thënë mbrojtësi i majtë i Shqipërisë, Mario Mitaj.

Shokohen kuqezinjtë, Gjeorgjia në epërsi

3 muaj më parë / 10 sht 2024 22:15
g

Gjeorgjia ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë.

Giorgi Kochorashvili shënoi supergol në minutën e 71-të për 1:0.

Nuk ka gola në pjesën e parë në Shqipëri – Gjeorgji

3 muaj më parë / 10 sht 2024 21:33
s

Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes Shqipëri – Gjeorgji.

Ndeshja ishte e nivelit të lartë, por pa raste konkrete për gol. Të dy ekipet kombëtare janë shfaqur kompakte dhe pa lejuar të rrezikohen shumë.

Atmosferë e zjarrtë në “Air Albania”, rrezikon Hoxha

3 muaj më parë / 10 sht 2024 21:00
s

Shqipëria po e kërkon golin e epërsisë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Në “Air Albania” përkrahja për kuqezinjtë është e madhe.

Arbër Hoxha tentoi në minutën e 12-të, por gjuajti larg portës. Shqipëria po dominon në minutat e parë të ndeshjes.

Shqipëria publikon formacionin zyrtar

3 muaj më parë / 10 sht 2024 20:22
as

Selektori i Shqipërisë në futboll, Sylvinho ka publikuar formacionin për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Nga minuta e parë do të startojë Arbër Hoxha.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, nga ora 20:45. Ndeshja i takon xhiros së dytë të Grupit 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha. Në repartin defensivë janë Mario Mitaj, Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Elseid Hysaj. Mesfusha përbëhet prej Nedim Bajramit, Kristjan Asllanit dhe Ylber Ramadanit. Kurse në sulm është Rey Manaj, Jasir Asani dhe Arbër Hoxha.

Shqipëria e fitoi ndeshjen e parë ndaj Ukrainës 2:1.