Shqipëria barazoi pa gola me Serbinë të shtunën në “Arenën Kombëtare” në ndeshjen e tretë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Sylvinho ka mbetur i zhgnënjyer me rezultatin, por jo edhe me paraqitjen e futbollistëve në fushën e lojës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i zhënjyer me rezultatin, por jo me paraqitjen e ekipit. Jam i lumtur. Ndoshta ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit. Treshja e sulmit luajti mirë. Kemi bërë paraqitje të mirë. Broja luajti në limitet e tij, ishte i lodhur. E njëjta gjë pak a shumë me Shehun. Ai luajti gjatë gjithë ndeshjeve në kampionat. Pjesa e parë e Hoxhës ishte fantastike, një lojtar shumë i mirë, inteligjent. Meritonim pak më tepër, por ky është futbolli. E kemi përgatiru ndeshjen mirë, meritonim më tepër. I urova lojtarët pas ndeshjes, jam krenar me ta. Meritonim më tepër”, ka thënë pas ndeshjes selektori brazilian, Sylvinho.