Qendërmbrojtësi i Young Boysit, Ali Camara, u përjashtua me të kuq në duelin ndaj Luzernit për ndërhyrje të rrezikshme. Ishte kartoni i tretë i kuq për të këtë edicion.
Ai është suspenduar për gjashtë ndeshje, që është prej dënimeve më të renda në elitën e futbollit të Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, rekordin me nga tetë ndeshje suspendim e mbajnë dy futbollistë të tjerë. Njëri prej tyre është mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka.
Xhaka ishte ndëshkuar me të kuq në vitin 2023 në derbin ndaj Zurichut. Ai kishte duel me Antonio Marchesanon. E kishte rrëzuar atë në tokë, e më pas me kokë në gjoks e kishte qëlluar Nikola Katiqin.
Taulant Xhaka ishte suspenduar për ato raste në shtatë ndeshje, ndërsa për ndeshjen e tetë mungoi shkaku i plotësimit të kartonëve të verdhë.
Me tetë ndeshje ishte suspenduar Dario Lezcano i Luzernit në vitin 2015, pasi e kishte qëlluar me kokë gjyqtarin kryesor, ka shkruar “Nau.ch” të premten.