Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Xhaka me Zvicrën ndalen në fund nga Katari

Xhaka me Zvicrën ndalen në fund nga Katari

Granit Xhaka me Përfaqësuesen e Zvicrës janë befasuar nga Katari. 

Zvicra ishte duke udhëhequr 1:0 deri në minutën e 94-të, por Katari shënoi në çastet e fundit dhe i befasoi helvetikët

Zvicra u ndal në barazim 1:1 nga Katari në ndeshjen e parë të Kupës së Botës që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 

Ndeshja e zhvilluar në Santa Clara i takoi Grupit B. 

Breel Embolo në minutën e 17-të e kaloi në epërsi Zvicrën. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë. 

Edhe BBC me shkrim të gjatë për Xhakën, që u fye tek Arsenali por ringjalli karrierën Botërori 2026 BBC me shkrim të gjatë për Xhakën, që u fye tek Arsenali por ringjalli karrierën

Boualem Khoukhi shënoi gol në minutën e 94-t për t’ia siguruar barazimin Përfaqësueses së Katarit. 

Xhaka që është edhe kapiten i Zvicrës e kompletoi ndeshjen. 

Mesfushori i Sunderlandit hyri në histori të “helvetikëve” duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje për Zvicrën nëpër kampionate botërore, bashkë me Ricardo Rodriguezin.

Të dy tani regjistrojnë nga 13 paraqitje për “helvetikët”. Rekordin e deritashëm e mbante Xherdan Shaqiri, që tashmë është pensionuar nga Zvicra.

Edhe Xhaka duhej ta gjuante penalltinë e tretë, por pse vendosi për të parën? Botërori 2026 Xhaka duhej ta gjuante penalltinë e tretë, por pse vendosi për të parën?

Ardon Jashari në lojë te Zvicra u inkuadrua në minutën e 89-të. 

Zvicra ndeshjen e radhës e luan më 18 qershor ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Lexo përditësimet tjera
LIVE: Katari - Zvicra

Zvicra shokohet nga Katari në fund të ndeshjes