Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Xhaka me Zvicrën ndalen në fund nga Katari

2 muaj më parë / 13 qer 2026 23:08
Xhaka me Zvicrën ndalen në fund nga Katari

Granit Xhaka me Përfaqësuesen e Zvicrës janë befasuar nga Katari. 

Zvicra ishte duke udhëhequr 1:0 deri në minutën e 94-të, por Katari shënoi në çastet e fundit dhe i befasoi helvetikët

Zvicra u ndal në barazim 1:1 nga Katari në ndeshjen e parë të Kupës së Botës që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. 

Ndeshja e zhvilluar në Santa Clara i takoi Grupit B. 

Breel Embolo në minutën e 17-të e kaloi në epërsi Zvicrën. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë. 

Boualem Khoukhi shënoi gol në minutën e 94-t për t’ia siguruar barazimin Përfaqësueses së Katarit. 

Xhaka që është edhe kapiten i Zvicrës e kompletoi ndeshjen. 

Mesfushori i Sunderlandit hyri në histori të “helvetikëve” duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje për Zvicrën nëpër kampionate botërore, bashkë me Ricardo Rodriguezin.

Të dy tani regjistrojnë nga 13 paraqitje për “helvetikët”. Rekordin e deritashëm e mbante Xherdan Shaqiri, që tashmë është pensionuar nga Zvicra.

Ardon Jashari në lojë te Zvicra u inkuadrua në minutën e 89-të. 

Zvicra ndeshjen e radhës e luan më 18 qershor ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Befasohet Zvicra, Katari barazon rezultatin

2 muaj më parë / 13 qer 2026 23:03
Befasohet Zvicra, Katari barazon rezultatin

Zvicra është befasuar duke pranuar gol dy minuta para fundit të ndeshjes. 

Katari e ka barazuar rezultatin në 1:1. 

Golin e barazimit për Katarin e shënoi Boualem Khoukhi në minutën e 95-të.

Zvicra në epërsi pas pjesës së parë

2 muaj më parë / 13 qer 2026 21:58
Zvicra në epërsi pas pjesës së parë

Përfaqësuesja e Zvicrës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Katarit.

Golin e epërsisë për “helvetikët” e realizoi Breel Embolo në minutën e 17-të nga penalltia. 

Granit Xhaka është duke luajtur nga minuta e parë te Zvicra.

Kjo ndeshje i takon Grupit B.

Granit Xhaka në histori të Zvicrës

2 muaj më parë / 13 qer 2026 21:37
Granit Xhaka në histori të Zvicrës

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka hyrë në histori të shtunën me paraqitjen te Zvicra ndaj Katarit në Botërorin 2026. Ai u bë futbollisti me më së shumti paraqitje për Përfaqësuesen e Zvicrës nëpër kampionate botërore, bashkë me Ricardo Rodriguezin.

Të dy tani regjistrojnë nga 13 paraqitje për helvetikët. Rekordin e deritashëm e mbanin me Xherdan Shaqirin, që është pensionuar nga Zvicra.

Para Botërorit 2026 në SHBA, Meksikë e Kanada, Xhaka është paraqitur me Zvicrën edhe në Botërorët 2014, 2018 e 2022.

Ai është kapiten i Zvicrës.

Zvicra në epërsi

2 muaj më parë / 13 qer 2026 21:21
Zvicra në epërsi

Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Katarit.

Breel Embolo shënoi nga penalltia në minutën e 17-të për 1:0.

Ndeshja është e vlefshme për Grupin B. Në grupin e njëjtë barazuan mbrëmë Kanadaja dhe Bosnjë-Hercegovina.

Xhaka nga fillimi kundër Katarit

2 muaj më parë / 13 qer 2026 20:17
Granit Xhaka

Zvicra ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen e parë të grupit në Botërorin 2026 kundër Katarit, që nis nga ora 21:00.

Granit Xhaka do ta udhëheqë ekipin si kapiten.

Për Xhakën është pjesëmarrja e katërt në Botëror.

Në grup janë edhe Kanadaja e Bosnja, të cilët barazuan mbrëmë. 

Formacioni i Zvicrës:

Kobel; Akanji, Elvedi, Ricardo Rodríguez; Aebischer, Zakaria, Freuler, Xhaka; Ndoye, Vargas; Embolo.