Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

A ishte ndërhyrja e Xhakës për karton të kuq?

Granit Xhaka

Granit Xhaka nuk e qëlloi topin gjatë një goditjeje dënimi, ndërsa po në atë moment, e goditi kundërshtarin.

Përzgjedhësi Murat Yakin beson se incidenti do të mund të kishte përfundim ndryshe. Por, eksperti i referimit, Urs Meier, mendon ndryshe.

Zvicra të mërkurën mbrëma e siguroi vendin e parë në grup pas fitores ndaj Kanadasë. Por, vëmendja ishte te kapiteni 33-vjeçar, Xhaka, i cili u ndëshkua me të verdhë në minutën e 32-të.

Gjyqtari brazilian, Ramon Abatti, e ndëshkoi edhe Cyle Larinin, pasi nuk mbajti distancën e duhur gjatë ekzekutimit.

“Kartoni i verdhë për të dy lojtarët ishte vendimi i duhur. Edhe unë njëjtë do të veproja”, ka thënë Meier për mediumin zviceran “Blick” të enjten.