Plot 19 ditë kanë kaluar nga ndeshjet e fundit e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Është pauza më e gjatë që ka ndodhur ndonjëherë gjatë zhvillimit të kampionatit për klubet kosovare në dekadën e fundit.
Pauza erdhi si rrjedhojë e grumbullimit më të gjatë ndonjëherë për ndeshjet ndërkombëtare, që kishte në program katër ndeshje të Ligës së Kombeve.
Ndeshjet e para të xhiros së tetë luhen të premten. Të shtunën luhen po ashtu dy ndeshje dhe një të dielën.
Xhiroja hapet me ndeshjet Llapi – Ballkani dhe Drita – Malisheva. Ndeshja në Podujevë luhet nga ora 14:00, kurse në Gjilan nga ora 18:00.
Edhe
Sot hapet xhiroja e pestë e Superligës
Llapi nuk është në moment të mirë. Ndeshjen e fundit para pushimit më 20 shtator.
Humbja nga Drenica 4:0, ishte e gjashta nga shtatë xhiro për ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina. Ka vetëm një fitore.
“Besoj se na ka shërbyer për të mirë kjo pauzë, sepse janëk thyer nga lëndimet lojtarët dhe jemi të kompletuar si skuadër. Kishim pesë lojtarë të lënduar në fillim të kampionatit dhe neve kjo pauzë na ka shërbyer si skuadër. Jemi gati”, ka thënë trajneri i Llapit, Tahir Batatina për KOHËN të enjten.
Edhe Ballkani, kundërshtari i Llapit, është pa fitore në tri xhirot e fundit. Humbi nga Malisheva 2:1 dhe Gjilani 1:0, ndërsa barazoi pa gola me Dukagjinin.
Ndryshe nga Llapi, Malishevës nuk i kanë munguar rezultatet. Por Malisheva u përball së fundmi me largim të papritur të trajnerit, Thomas Brdariq, i cili të mërkurën u prezantua nga një klub që garon në kategorinë e dytë të Arabisë Saudite.
Brdariq, që është kroat-gjerman, e la Malishevën në pozitën e dytë me 16 pikë, dy më pak se liderja Prishtina që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Malishevën e pret udhëtim i vështirë të premten. Në Gjilan do të përballet me Dritën, kampionen në fuqi të Kosovës. Ekipin ndaj Dritës do ta drejtoj, ndihmësi i Brdariqit, Kastriot Rexha.
Drita në xhiron e fundit fitoi ndaj Dukagjinit.
Të shtunën ndeshja Vushtrria – Gjilani luhet nga ora 14:00, kurse Drenica e pret Feronikelin 74. Ndeshja luhet nga ora 18:00.
Nga ora 18:00 luhet edhe ndeshja e fundit e xhiros së tetë. Do të përballen Prishtina dhe Dukagjini.
Xhiroja e tetë e Superligës
E premte
Llapi – Ballkani (14:00)
Drita – Malisheva (18:00)
E shtunë
Edhe
Të dielën luhet xhiroja e fundit në Superligë
Vushtrria – Gjilani (14:00)
Drenica – Feronikeli 74 (18:00)
E diel
Prishtina – Dukagnini (18:00)
1. Prishtina 6 6 0 0 18:4 18
2. Malisheva 7 5 1 1 19:6 16
3. Dukagjini 7 3 3 1 8:5 12
4. Drita 6 3 2 1 8:5 11
5. Gjilani 7 3 2 2 10:8 11
6. Ballkani 7 3 1 3 9:8 10
7. Drenica 7 2 3 2 9:7 9
8. Feronikeli 74 7 2 0 5 5:13 6
Edhe
Të dielën të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-t në Superligën e Kosovës
9. Llapi 7 1 0 6 8:21 3
10. Vushtrria 7 0 0 7 3:20 0