Napoli ka publikuar një video të këndshme të Amir Rrahmanit pas triumfit në finalen e Superkupës së Italisë.
Në video, kapiteni i Kosovës shihet me Elif Elmas, lojtarin e Napolit nga Maqedonia e Veriut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani e prezanton shokun e ri. Natyrisht, e ka fjalën për trofeun e Superkupës, jo Elmasin.
“Sonte jam këtu me një shok tjetër. Jo me këtë, por me këtë”, thotë Rrahmani, ndërsa kamerën fillimisht e kthen kah Elmas e më pas kah trofeu i Superkupës që e mban në dorë.
Një festë të tillë Rrahmani kishte bërë edhe pas triumfit në Serie A.
Napoli të hënën mbrëma fitoi Superkupën e Italisë, duke triumfuar 2:0 në finale ndaj Bolognas. Në gjysmëfinale, po me 2:0 e kishte mposhtur Milanin.
Mbrojtësi i qendrës ishte prej më të mirëve në finale. 31-vjeçari me Napolin ka dy tituj të Serie A dhe tani edhe një Superkupë.
Me Dinamo Zagrebin kishte fituar dy tituj të Kroacisë dhe një kupë kroate.
VIDEO: