Mbrojtësi Amir Rrahmani e ka uruar Napolin për 100-vjetorin e themelimit të klubit.
Ai ka thënë se gjatë gjashtë vjetëve te Napoli “kam pasur privilegjin dhe krenarinë e madhe të jem pjesë e kësaj familjeje të madhe”.
Në urimin për Napolin, Rrahmani ka publikuar një fotografi me flamurin e Kosovës.
Rrahmani është kapiten i Kosovës.
Me Napolin ka fituar dy tituj të kampionit dhe një Superkupë të Italisë.
Napolit iu bashkua në vitin 2020 nga Hellas Verona.
Edhe
Largimi i papritur i kapitenit Rrahmani nga ekipi përfaqësues i Kosovës
Për klubin italian ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime në 202 ndeshje.
Për “Dardanët”, Rrahmani ka luajtur 66 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola.