William Osula ka shënuar supergol në minutën e 90-të të ndeshjes për t’ia siguruar fitoren Newcastlet, e për t’ia ndalur ecurinë pozitive të rezultateve Manchester Unitedit të Michael Carrickut.
Newcastle të mërkurën mbrëma pa një futbollist në fushë prej minutës së parë shtesë të pjesës së parë, fitoi 2:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJacob Ramsey për shkak të simulimit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e gjashtë të shtesës në pjesën e parë, Newcastle fitoi penallti. Anthony Gordon ishte i saktë për 1:0.
Casemiro i barazoi shifrat me asistim të Bruno Fernandesit në minutën e nëntë shtesë të pjesës së parë.
Sfida ishte dramatike e me shumë raste shënimi. Por, supergoli i Osulas e vendosi sfidën.
Newcastle me fitore ngjitet në pozitën e 12-të me 39 pikë. Manchester Unitedi në vendin e tretë mbetet me 51 pikë, sa ka edhe Aston Villa në pozitën e katërt.
Unitedi kishte ecuri prej gjashtë fitoreve e një barazimi në shtatë ndeshjet e fundit.
Por u ndal në ndeshjen e xhiros së 29-të të Premier Leagues.