West Hami është në prag të rënies nga Premier League pas humbjes 3:1 nga Newcastle United të dielën mbrëma, në kuadër të xhiros së parafundit.
Në fitoren e Newcastlet golin e dytë dhe tretë i shënoi William Osula, ndërsa golin e parë e realizoi Nick Woltemade.
Për mysafirët golin e vetëm e shënoi Valentin Castellanos.
West Hami është në pozitën e 18-të me 36 pikë, kurse Newcastle në vendin e 11-të me 49 pikë.
West Hami në xhiron e fundit e pret Leeds Unitedin, kurse Newcastle luan në udhëtim ndaj Fulhamit.