Ashtu siç pritej, Stuttgarti ka shënuar fitore 3:1 përballë Slovan Bratislavës në Ligën e Kampionëve. Ndeshja u zhvillua të martën dhe i takoi xhiros së shtatë të Championsit. Jamie Leweling shënoi dy gola.
Ai realizoi në minutën e 11-të dhe 36-të, kurse epërsinë në 2:1 e ngushtoi më pas Idjessi Metsoko në minutën e 85-të. Por gjermanët shënuan edhe një gol në minutën e 87-të. Fabian Rieder shënoi për 3:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStuttgarti është ngritur në vendin e 21-të me dhjetë pikë. Slovan Bratislava mbetet pa pikë.
Sulmuesi i Kosovës, Eliot Bujupi, ishte në bankën e rezervistëve te Stuttgarti.