Futboll

St. Galleni interesohet për Rilind Nivokazin

Rilind Nivokazi

St. Galleni ka shprehur interesim për ish-sulmuesin e Kosovës U21, Rilind Nivokazi, ka njoftuar të mediumi zviceran “4-4-2.ch”. Novokazi 25-vjeçar është pjesë e Bellinzonas. 

Ai ka shkëlqyer me fanellën e Bellinzonas, duke shënuar 13 gola në 31 ndeshje në Kategorinë e Dytë të Zvicrës.

Ai po ashtu ka edhe një gol të shënuar për Kupë të Zvicrës.

Bellinzona kërkon rreth 500  mijë euro për ta liruar Nivokazin. 

Interesim për Nivokazin ka shprehur edhe klubi i Bundesligës, Union Berlini. 

Nivokazi me Bellinzonan ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.