Futboll

Sioni bën ofertë për Rilind Nivokazin

Rilind Nivokazi

Transferimi i Rilind Nivokazit te skuadra e Sionit është pranë kompletimit. Sajti zviceran “4-4-2” të hënën ka raportuar se Sioni i ka bërë ofertë Bellinzonas për ish-futbollistin e Kosovës U21. 

Novokazi me Bellinzonan ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa ka shkëlqyer me 16 gola në “Challenge League” të Zvicrës.

Sulmuesi 25-vjeçar ka thënë se është i fokusuar për ndeshjen e fundit të këtij edicioni kundër Schaffhausenit. 

“Këto janë vetëm spekulime. Nuk di asgjë. Tani për tani po mendoj vetëm për ndeshjen e fundit”, ka thënë Nivokazi për sajtin zviceran. 

Nuk dihet ende çmimi i ofruar nga Sioni. Por Sioni është në kërkim të një sulmuesi për edicionin e ardhshëm, ndërsa në listën e dëshirave është edhe sulmuesi 25-vjeçar.