Skuadra zvicerane, Sion, e ka zyrtarizuar transferimin e qendërsulmuesit Rilind Nivokazi.
Klubi zviceran të dielën ka njoftuar se Nivokazi ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2028. Ai te Sioni është transferuar nga skuadra që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, Bellinzona.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas faqes “transfermarkt”, Sioni ka paguar 690 mijë euro për t’i siguruar shërbimet e Nivokazit.
Nivokazi edicionin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në “Challenge League” të Zvicrës. Ai në 34 ndeshjet e zhvilluara realizoi 18 gola.
25-vjeçari Nivokazi ka tri paraqitje për Përfaqësuesen U21 të Kosovës.
Te Sioni luajnë edhe disa futbollist shqiptar si Benjamin Kololli, Kreshnik Hajrizi dhe Pajtim Kasami.