Futboll

Sonderjyske siguron mbijetesën, shënojnë Hyseni e Rrahmani

Olti Hyseni

Olti Hyseni e shënoi një gol, një tjetër e realizoi Albert Rrahmani, ndërsa Sefer Emini asistoi.

Me kontributin e tre shqiptarëve të dielën, Sonderjyske e siguroi mbijetesën në elitën e futbollit danez, pas fitores së thellë 5:1 ndaj Lyngbyt.

Hyseni shënoi për 3:0 në minutën e 42-të, ndërsa në minutën e 66-të, Emini asistoi për 4:0.

Një minutë më vonë, Rrahmani e zëvendësoi Lirim Qamilin dhe në debutim, shënoi për 5:1 në minutën e 84-t.

Deri në fund të kampionatit elitar danez ka mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur.

Sonderjyske ka 34 pikë në vendin e nëntë.