Talenti Olti Hyseni dhe Sefer Emini kanë kontribuuar në fitoren e së dielës për Sonderjysken në kampionatin elitar danez.
Sonderjyske fitoi 3:0 ndaj Brondbyt, në ndeshjen e xhiros së 29-të.
Të dyja janë në grupin e skuadrave që luftojnë për titull kampioni.
Hyseni shënoi për 2:0 në minutën e 11-të, ndërsa asistoi në golin për 3:0 në minutën e 65-të, që u shënua nga Emini.
Hyseni luajti deri në minutën e 83-të, kurse Emini u zëvendësua në minutën e 70-të nga Lirim Qamili.
Edhe
Hyseni asiston në Danimarkë
Hyseni i ka katër gola e tri asistime në këtë edicion, ndërsa Emini një gol e një asistim. Pesë gola e një asistim i ka Qamili.
Sonderjyske është në pozitën e gjashtë me 41 pikë.