Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Hyseni asiston, por Sonderjyske pëson disfatë

Olti Hyseni

Olti Hyseni e ka nisur me paraqitje të mirë sezonin e ri në elitën e futbollit danez. Futbollisti i talentuar kontribuoi me dy asistime për Sonderjysken që në ndeshjen e parë të kampionatit u mposht nga Midtjyllandi. 

Dy asistimet e Hysenit, nuk mjaftuan që skuadra e tij t’i shmanget humbjes me rezultatin 3:2.
19-vjeçari fillimisht asistoi te goli i barazimit 1:1 të cilin e realizoi Magnus Jensen në minutën e 27-të. 
Sulmuesi i krahut të djathtë asistimin e dytë e bëri te goli për 2:2 në minutën e 45-të. 

Por megjithatë, Hyseni u lëndua dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 68-të. 
Bashkëlojtari i Hysenit, Sefer Emini, e kompletoi ndeshjen, kurse në bankën rezervë ishte Albert Rrahmani.
 

Artikuj të ngjashëm