Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Goli i katërt për Hysenin në Danimarkë

Olti Hyseni

Olti Hyseni e ka shënuar golin e katërt këtë edicion në elitën e futbollit danez. 

Hyseni shënoi gol për Brondbyn. Por goli i Hysenit nuk i mjaftoi Brondbyt që u mposht të dielën nga Odense me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të. 

Talenti 19-vjeçar, Hyseni, golin e vetëm për Brondbyn e realizoi në minutën e 42-të. 

Sulmuesi i krahut luajti deri në minutën e 75-të. 

Ai krahas katër golave ka kontribuar edhe me tri asistime.