Futboll

Rrahmani e mbyll me gol kampionatin danez

Albert Rrahmani

Albert Rrahmani shënoi gol javën e kaluar në debutim për Sonderjysken në elitën e futbollit danez.

18-vjeçari tjetër gol realizoi të shtunën në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Sonderjyske fitoi 3:2 në udhëtim te Vejle, ndërsa Rrahmani që e zëvendësoi Olti Hysenin 17-vjeçar në minutën e 64-t, realizoi në minutën e 83-të për 3:1.

Sonderjyskje e mbylli kampionatin në minutën e nëntë me 37 pikë.

Vejle e dhjeta i shpëtoi rënies me 28 pikë, një më shumë se Lyngby që në sezonin e ardhshëm do të luajë në kategorinë e dytë.