Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Son merr ftesë për Botërorin e katërt

son

Ish-sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-min është ftuar nga Koreja e Jugut dhe do të luajë në Botërorin e katërt. 

33-vjeçari u largua nga Spursi vitin e kaluar dhe tani luan në ligën MLS për skuadrën Los Angeles FC.

Koreja e Jugut e nis kampanjën kundër Republikës së Çekisë më 12 qershor, dhe më pas luan ndaj Meksikës më 19 qershor. Të dyja ndeshjet luhen në Guadalajara të Meksikës. 

Ndeshjen e fundit në Grupin A e luan më 25 qershor ndaj Afrikës së Jugut në Monterrey. 

Son u ftua nga përzgjedhësi Hong Myung-bo. 

Edhe Kapiteni i Koresë së Jugut kërkon falje për eliminimin Botërori 2026 Kapiteni i Koresë së Jugut kërkon falje për eliminimin

Në listë janë përfshirë edhe yjet si Lee Kang-in i PSG-së, Kim Min-jae i Bayern Munichut dhe Jens Castrop i Borussia Monchengladbachut. Castrop u lind në Gjermani, dhe është lojtari i parë i Koresë së Jugut në Kupë të Botës me nënshtetësi të dyfishtë. 

Castrop e ka babain gjerman, ndërsa nënën koreane.