Futboll

Barcelona mund të bëj goditje të madhe në MLS

“Lluis Companys Olympic”

33-vjeçari Heung-min Son mund të kthehet në Evropë sërish në afatin kalimtar dimëror sipas mediumit spanjoll “Fichajes”, më saktësisht te Barcelona. 

Jugkoreani aktualisht është futbollist i Los Angels FC në ligën MLS në SHBA. 

Por për shkak të lëndimeve që ka pasur skuadra e Barcelonës, me lojtarë kyç si Raphinha e Robert Lewandowski, Barcelona mund të mendojë përkohësisht për fazën e sulmit. 

Mediumi spanjoll ka shkruar se Son mund ta shfrytëzojë mundësinë për huazimin e Sonit, ashtu siç lejohet me rregullore të ligës MLS. 

Gjatë pushimit dimëror, lojtarët e ligës elitare amerikane të futbollit mund të huazohen për gjashtë muaj.

Son u transferua në verën e këtij viti nga Tottenhami te LA FC për 22 milionë euro. Ai i shënoi nëntë gola dhe dhuroi tri asistime në dhjetë paraqitjet e para për klubin e ri.