Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Solanke shënon dy gola në fitoren e Tottenhamit

Dominic Solanke

Sulmuesi anglez, Dominic Solanke, ka shënuar dy gola në fitoren e thellë 4:1 të Tottenham Hotspurit në shtëpi ndaj Aston Villas. Ndeshja u luajt të dielën pasdite dhe i takoi javës së dhjetë të Premier Leagues.

Mysafirët e mbyllen pjesën e parë në epërsi me golin që e realizoi Morgan Rogers në minutën e 32-të.

Me fillimin e pjesës së dytë, Brennan Johnson në minutën e 49-të i barazoi shifrat për vendësit.

Solanke e shënoi golin e dytë dhe të tretë në minutën e 75-të dhe 79-të.

James Maddison në minutën e 96-të realizoi për 4:1.

Edhe Tottenhami kthehet te fitorja, mposht Ipswichin Futboll Tottenhami kthehet te fitorja, mposht Ipswichin

Tottenhami ka 16 pikë, kurse Aston Villa ka dy pikë më shumë.

Të dyja skuadrat renditen në pjesën e epërme të tabelës.