Mohamed Salah është futbollisti më në formë këtë edicion në Premier League.
Ylli egjiptian, Salah, është autor i 30 golave dhe 21 asistimeve në 38 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo32-vjeçari Salah me formën që është duke e kaluar është me potencial për ta fituar “Topin e Artë”.
Por trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, mendon se për të fituar “Topin e Artë” një futbollist duhet të fitojë trofe me klubin e tij.
“Unë mendoj se në përgjithësi dikush që fiton ‘Topin e Artë’ duhet të fitojë diçka edhe me klubin. Mendoj se nëse ne si ekip mund të fitojmë diçka, Salahu do të ketë një shans shumë më të mirë për të fituar ‘Topin e Artë’. Është një sfidë e madhe që është para nesh dhe para Salahut”, ka deklaruar Slot, shkruan të martën “Reuters”.