Mohamed Salah e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të Premier Leagues në këtë edicion.
Kjo është hera e dytë që 32-vjeçari që përfaqëson Egjiptin, e fiton këtë çmim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalah mori më së shumti vota nga publiku, që kombinohen me ato të panelit të ekspertëve të futbollit.
Këtë sukses, Salah e kishte arritur edhe në kampanjën 2017-18.
Salah ishte lider te Liverpooli që e fitoi Premier Leaguen. Ai në konkurrencë për këtë çmim e pati bashkëlojtarët Virgil van Dijk dhe Ryan Gravenberch.
Gravenberch u shpall lojtari më i mirë i ri i sezonit.
Në listën e ngushtë për lojtarin më të mirë të sezonit ishin edhe Declan Rice, Alexander Isak, Bryan Mbeumo, Morgan Gibbs-White dhe Chris Wood.
Është hera e parë po ashtu që një lojtar i Manchester Cityt nuk e fiton çmimin prej edicionit 2018-19.
Ndeshjen e fundit të ligës, Liverpooli e luan ndaj Crystal Palacet.
Salah aktualisht ka 28 gola në ligë e 18 asistime.