Futboll

Sllovenët e krahasojnë ndeshjen Drita – Celje me atë Kosova – Sllovenia

Kosova

Drita do të luajë ndaj Celjes sllovene në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës, ndërsa në Slloveni kanë nisur krahasime.

Mediumet në këtë vend e kanë krahasuar këtë ballafaqim me atë të Kosovës me Slloveninë.

Kosova e kishte një barazim në Prishtinë e një fitore ndaj Sllovenisë në udhëtim, në kualifikimet për Botërorin 2026.

Mediumi “siol.net” ka pyetur nëse trajneri i Celjes, Alberto Riera, do të jetë më i suksesshëm se ish-selektori i Sllovenisë, Matjazh Kek.

Ky medium ka shkruar edhe për miqësoren e veçantë që Celje do ta luajë ndaj Mallorcas, pjesë e të cilit ekip është sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.