Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se ekipi është i gatshëm për të arritur një fitore të madhe në Sllovaki. Ai ka vlerësuar ndeshjen me Sllovakinë si të barabartë.
“E dimë rëndësinë e ndeshje. Besoj se kemi pasur tre stërvitje të rëndësishme për ne. I dimë pikat e forta dhe dobëta të Sllovakisë. Jemi në prag të historisë dhe pres ndeshje të barabartë nga të dyja palët. Unë personalisht dhe gjithë ekipi jemi gati për betejën ndaj Sllovakisë”, tha Muriqi në konferencë për media.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriqi: Për mua e rëndësishme është fitorja, jo goli
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se për të më me rëndësi është fitorja ndaj Sllovakisë sesa shënimi i golit.
“Jam i përgatitur dhe e rëndësishme është që të paraqitemi mirë. Kam thënë se nuk më intereson të shënoj gol, por të marrim fitore kolektive. E dimë rëndësinë e ndeshjes. E di sa i rëndësishëm jam për ekipin, por jo për të shënuar gol por për të dalë fitues”, tha Muriqi në konferencë për media.
Muriqi: Do ta marr përgjegjësinë e gjuajtjes së penalltisë eventuale
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se do ta marrë përsipër ekzekutimin e penalltisë nëse akordohet ndonjë në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit të Botërorit 2026 kundër Sllovakisë. Kosova luan të enjten nga ora 20:45 në Bratislavë ndaj Sllovakisë.
Muriqi së fundi humbi një penallti në La Liga me Real Mallorcan.
“Në penalti gabon ai që provon. Nesër nëse do të ketë penallti, shpresoj që po , do ta ekzekutoj unë”, tha Muriqi në konferencë për media.
Ai ka vlerësuar lartë bashkëlojtarin e tij te Mallorca, sllovakun Martin Valjent.
“Ai ka qenë lojtari më i afërt që më ka ndihmuar brenda dhe jashtë fushës. E kam krahun e majtë timin. Jemi afër që nga dita e parë deri më sot. Është profesionist dhe kam respekt. E do shtetin e vet shumë. Gjithmonë e ka përkrahur edhe kur nuk është ftuar. Do të ishte betejë interesante mes meje dhe Martinit”, tha Muriqi.