Skuadra e Dukagjinit ka njoftuar për operimin me sukses të mbrojtësit, Egzon Sinani.
Sinani u lëndua të dielën në fitoren e Dukagjinit ndaj Ferizajt, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbrojtësi me përvojë u largua me barelë nga fusha dhe pritet të mungojë për një kohë të gjatë.
“Gjatë ndeshjes ndaj KF Ferizaj, futbollisti ynë, Egzon Sinani, pësoi një këputje të tendinës së Akilit. Egzonit i urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të fortë në fushë. Jemi me ty në çdo hap të rikuperimit, sepse karakteri i fortë i Dukagjinit shfaqet më shumë pikërisht në momentet e vështira”, ka shkruar klubi nga Klina të martën.
31-vjeçari Sinani pjesë e Dukagjinit është nga viti i kaluar.
Ai karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Ballkani, Prishtina, Gjilani e Llapi.