Mesfushori shqiptar i Aaraut, Dorian Derbaci ka shënuar dy gola në fitoren e thellë të Përfaqësueses U19 të Zvicrës në futboll. Derbaci 18-vjeçar shënoi dy gola në fitoren 4:0 të Zvicrës ndaj San Marinos të martën pasdite.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shënoi golin e parë në minutë ne 16-të, kurse të dytin në minutën e 35-të.
Derbaci kompletoi takimin, kurse deri në minutën e 57-të u paraqit edhe Demir Xhemalija.
Ishte ndeshja e fundit e turneut kualifikues për Euro 2025 e zhvilluar në Finlandë. Zvicra përfundoi në vendin e tretë me gjashtë pikë sa kana edhe Çekia dhe nikoqirja Finlanda. Zvicra ende nuk është eliminuar. Përveç dy skuadrave të grupit, në fazën e dytë kualifikohet edhe skuadra më e mirë e tretë nga 13 grupet. Vetëm tre nga 13 grupet kanë mbyllur raundin e parë kualifikues.