Kombëtarja U21 e Shqipërisë të premten ka shënuar fitore 2:0 ndaj San Marinos.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Air Albania” ishte miqësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër 1:0 realizoi Kevin Dodaj në minutën e 21-të.
Golin e dytë e shënoi Feta Fetai në minutën e 52-të. Fetai humbi edhe penallti në minutën e 45-të.
Shqipëria nuk luan në kualifikime për shkak se FSHF-ja e organizon Evropianin 2027 bashkë me Federatën e Futbollit të Serbisë dhe e ka pjesëmarrjen e garantuar.