Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipëria kthehet në vendin e parë pas fitores ndaj San Marinos

Asllani

Shqipëria është kthyer në vendin e parë në Grupin C1 të Ligës së Kombeve pas fitores me gol të minutave shtesë.

Shqipëria golin e fitores 2:1 ndaj San Marinos të martën mbrëma e shënoi në minutën e 93-të. 
Ndeshja u zhvillua në Tiranë.

Mesfushori Krisjtan Asllani ishte i saktë nga penalltia, e cila u konfirmua pas rishikimit të VAR-it. 
Asllani e shënoi edhe golin e parë për epërsinë 1:0 në minutën e 11-të.

Në minutën e 66-të golin për mysafirët e shënoi Lorenzo Lazzari. Për San Marinon është goli i parë nga katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

Shqipëria është lidere me nëntë pikë, falë edhe humbjes së Finlandës nga Bjellorusia.
Bjellorusët dhe finlandezët kanë nga shatë pikë, kurse San Marino mbetet pa pikë.

 


93’ Shqipëria i afrohet fitores pas golit të Kristijan Asllanit. Mesfushori Asllani ishte i saktë nga penalltia, e cila u konfirmua pas rishikimit të VAR-it.

 

66’ Shqipëria ka pësuar gol nga San Marino. Golin për mysafirët e shënoi Lorenzo Lazzari.  Për San Marinon është goli i parë nga katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. Rezultati është 1:1. 

45' Shqipëria e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër San Marinos.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Krisjtan Asllani. Mesfushori Asllani realizoi supergol në minutën e 11-të. Në minutën e 22-të, Rey Manaj qëlloi shtyllën. Ndeshja Shqipëri – San Marino po luhet në “Air Albania” në Tiranë dhe i takon Grupit C1 të Ligës së Kombeve.

11’  Shqipëria ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj San Marinos. Golin e shënoi mesfushori Kristjan Asllani. Ndeshja i takon xhiros së katërt të Grupit 1 në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe po luhet në "Air Albania" në Tiranë. 

Përzgjedhësi i Shqipërisë i pakënaqur me paraqitjen

1 muaj më parë / 6 tet 2026 23:17
Rolando Maran

Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Rolando Maran, nuk është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve ndaj San Marinos.  Ai theksoi se Shqipëria lëshoi shumë raste shënimi.

“Nuk më ka pëlqyer paraqitja e skuadrës, por në fund morëm 3 pikët. U vumë në vështirësi, sepse krijuam shumë raste në pjesën e parë dhe nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë ulëm ritmin dhe e pësuam. E rëndësishme është që morëm 3 pikët përballë tifozëve”, ka thënë Maran.

Ai ka shtuar se Shqipëria kishte mundësi për ta mbyllur grumbullimin me 12 pikë.

“I kënaqur me 9 pikë? Nuk duhet të harrojmë. Nëse llogarisim edhe ndeshjen me Finlandën, mund të ishim me 12 pikë në grup”, deklaroi Maran.

Daku: Është turp të lëshosh pikë ndaj këtyre ekipeve

1 muaj më parë / 6 tet 2026 23:17
Mirlind Daku

Mirlind Daku ka qenë i sinqertë, duke thënë  se Shqipëria ishte me fat që fitoi ndeshjen për të shmangur turpin ndaj San Marinos.

“Kjo është një gjë që duhet të mësojmë të gjithë si futbolliste, që nuk duhet nënvlerësuar asnjë kombëtare se të gjithë luajnë futboll tani. Dhe nga unë i pari e të gjithë duhet të përqendrohemi maksimalisht ndaj këtyre ekipeve pasi është turp të lëshosh pikë ndaj këtyre ekipeve”, ka thënë Daku pas fitores 2:1 të Shqipërisë.

Shqipëria me tre sulmues ndaj San Marinos

1 muaj më parë / 6 tet 2026 19:49
Shqipëria

Përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, Rolando Maran, e ka bërë publik formacionin për ndeshjen kundër San Marinos.

Sulmin e Shqipërisë e udhëheq Rey Manaj, i cili do të mbështetet nga Ernest Muçi dhe Arbër Hoxha. 

Në mungesë të Etrit Berishës së suspenduar dhe Alan Sherrit të lënduar, Maran ia ka besuar portën, Mario Dajsinanit, derisa në vend të Ylber Ramadanit, që ishte titullar ndaj Finlandës, ka aktivizuar Juljan Shehun.

Ndeshja Shqipëri – San Marino luhet sonte nga ora 20:45 në “Air Albania” në Tiranë. 

I takon Grupit C1 të Ligës së Kombeve.