Shqipëria ka fituar me shumë vështirësi përballë San Marinos, në ndeshjen e dytë të fazës grupore në parakualifikimet për Kupën e Botës 2028 në futsal.
Shqipëria fitoi 2:1 të premten mbrëma në “Parkun Olimpik” në Tiranë.
Tani i ka katër pikë në vendin e dytë. Lidere është Letonia me gjashtë pikë.
Qiproja, me të cilën Shqipëria luajti baras 2:2 në ndeshjen e parë, është e treta me një pikë. San Marino në vendin e fundit është pa pikë.
Arbër Shkodra dhe Halim Selmanaj i shënuan golat e fitores për Shqipërinë, që pjesën e parë e mbylli me epërsi 2:0. Matteo Chezzi në minutën e 32-të e shënoi golin e vetëm për San Marinon.
Shqipëria luan ndaj Letonisë të dielën nga ora 20:30, me mundësi për të përfunduar e para në Grupin E.
-
Shpresat e Shqipërisë fitojnë ndaj San Marinos
-
Shqipëria i fillon me fitore kualifikimet e Botërorit
-
Shqipëria mposhtet në ndeshjen e parë nga Qiproja
-
Kosova U21 e “shkatërron” San Marinon në “Fadil Vokrri”
-
Fitoret ndaj Gjibraltarit e Letonisë e ngritin Shqipërinë për dy pozita në renditjen e FIFA-s