Shqipëria e mbyllur me epërsi 2:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër San Marinos.
Ndeshja San Marino – Shqipëria po luhet në Serravalle të San Marinos dhe i takon Grupit C1 të Ligës së Kombeve.
Golin e epërsisë 1:0 për kuqezinjtë e shënoi Anis Mehmeti.
Ai realizoi nga afërsia golin e epërsisë në minutën e 21-të me asistim të Rey Manajt.
Gjashtë minuta më vonë, kuqezinjtë e realizuan edhe golin e dytë.
Golin për 2:0 e shënoi Myrto Uzuni.