Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shokohet Atletico, mposhtet nga Getafe

Atletico Madrid dhe Getafe

Atletico Madridi është befasuar në ndeshjen që i takoi javës së 27-të të La Ligas.

Atletico të dielën pasdite në udhëtim u mposht nga Getafe me rezultatin 2:1.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Diego Simeone, Atletico, ishte duke udhëhequr 1:0 deri në minutën e 88-të.

Por Getafe i realizoi dy gola të shpejtë në fund të ndeshjes për fitoren shumë të rëndësishme.

Alexander Sorloth nga penalltia realizoi për 1:0 në minutën e 75-të.

Edhe Bilbao e mposht bindshëm Atletico Madridin Futboll Bilbao e mposht bindshëm Atletico Madridin

Gëzimi i mysafirëve nuk zgjati shumë.

Dy golat e fitores për Getafen i shënoi Mauro Arambarri.

Arambarri fillimisht në minutën e 88-të i barazoi shifrat kurse në minutën e 92-të e realizoi golin e fitores.

Për Atleticon kjo ishte disfata e dytë rresht në të gjitha garat.

Në mesjavë u mposht edhe nga Real Madridi me rezultatin 2:1 në kuadër të ndeshjes së parë të një të tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë Getafe u kthye te fitorja pas dy disfatave rresht.

Te Atletico direkt me karton të kuq u ndëshkua sulmuesi Angel Correa.

Edhe Atletico Madridi pëson humbje në shtëpi nga Celta Vigo Futboll Atletico Madridi pëson humbje në shtëpi nga Celta Vigo

Atletico bëri hap prapa në garën për titull kampioni në elitën e futbollit spanjoll.

Ka 56 pikë kurse Getafe ka 33 pikë.