Atletico Madridi ka fituar ndaj Botafogos të hënën mbrëma në Pasadena. Por fitorja 1:0 nuk i ka mjaftuar ekipit të drejtuar nga Diego Simeone. Gjiganti spanjoll eliminohet nga Kupa e Botës për Klube. Pra nuk kaloi grupin.
Antoine Griezmann realizoi golin e fitores të hënën për Atleticon.
Ai shënoi golin e fitores 1:0 në minutën e 87-të. Por Atletico eliminohet për shkak të goldallimit më të dobët me Botafogon. Pra PSG-ja e mbylli fazën e grupeve si e para me gjashtë pikë.
Gjashtë pikë kishin edhe Botafogo dhe Atletico, kurse pa pikë mbeti Seattle.