Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fitore bindëse e Atleticos

Atletico Madrid

Atletico Madridi ka regjistruar fitoren e katërt rresht në të gjitha garat.

Të dielën në udhëtim te Girona, skuadra e udhëhequr nga trajneri Diego Simeone, fitoi bindshëm 3:0, në ndeshjen e xhiros së 17-të të La Ligas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koke në minutën e 13-të dhe Conor Gallagher në minutën e 38-të i shënuan dy gola në pjesën e parë, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi sulmuesi francez, Antoine Griezmann. Griezmann realizoi në minutën e dytë të kohës shtesë.

Atletico Madridi ka 37 pikë pas 18 ndeshjeve. Girona mbetet me 15 pikë në garën për mbijetesë.