Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, e ka nisur me humbje paraqitjen në Ligën e Konferencës. Ekipi tetovar i pranoi në pjesën e parë dy golat e disfatës nga Rayo Vallecano.
Ndeshja Rayo Vallecano – Shkëndija u zhvillua në Madrid dhe i takon xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Unai Lopez në minutën e 28-të dhe Fran Perez në minutë ne 31-të shënuan golat për ekipin spanjoll.
Mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu, e kompletoi takimin te Rayo Vallecano.
Shkëndija pranoi dy gola në pjesën e parë
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës, ka pranuar dy gola nga Rayo Vallecano në pjesën e parë.
Ndeshja po luhet në Madrid dhe i takon xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës. Shkëndija po pëson 2:0.
Unai Lopez në minutën e 28-të dhe Fran Perez në minutë ne 31-të shënuan golat për ekipin spanjoll.
Për ekipin e Vallecanos nga minuta e parë po paraqitet mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu.