Futboll

Shkëlqen Shaqiri, gol shënon edhe Ajeti

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer të shtunën mbrëma duke realizuar dy gola dhe një asistim.

Baseli e mposhti skuadrën Thun me rezultatin 3:1 në udhëtim në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Superligës së Zvicrës.

Në fitoren e Baselit me gol kontribuoi edhe Albian Ajeti.

33-vjeçari Shaqiri e shënoi golin e parë në minutën e 24-t. Shaqiri asistoi edhe te goli i dytë që e shënoi Ajeti në minutën e 41-të.

Kapiteni Shaqiri në minutën e 97-të nga penalltia shënoi për 3:1. Ai e kompletoi ndeshjen kurse 28-vjeçari Ajeti u paraqit deri në minutën e 75-të.

Te Thun nga minuta e 72-të luajti Valmir Matoshi.

Shaqiri ka gjashtë gola dhe katër asistime në nëntë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat.

Qendërsulmuesi Ajeti ka dy gola e një asistim.