Futboll

Ajeti shënon gol, Shaqiri asiston

Albian Ajeti

Albian Ajeti dhe Xherdan Shaqiri sërish ishin vendimtarë në fitoren e Baselit.

Baseli të shtunën mbrëma e mposhti Luzernin në shtëpi me rezultatin e thellë 4:0 në ndeshjen e fundit të edicionit.

Në fitoren e Baselit, Ajeti kontribuoi me një gol kurse Shaqiri me një asistim.

Ajeti e realizoi golin e epërsisë në minutën e 18-të. Ai u paraqit deri në minutën e 66-të. Për qendërsulmuesin Ajeti ky ishte goli i 11-të në 35 ndeshjet e zhvilluara. Krahas 11 golave ka edhe nëntë asistime.

Ndërkohë Shaqiri asistoi te goli i tretë që e realizoi Anton Kade në minutën e 55-të. Shaqiri e kompletoi ndeshjen. Shaqiri edicionin e përfundoi me 20 gola dhe 22 asistime. Te Baseli po ashtu luajtën edhe Leon Avdullahu dhe Taulant Xhaka.

Për Xhakën kjo ishte ndeshja e fundit në karrierë. Kohë më parë e ka paralajmëruar pensionimin nga futbolli në fund të edicionit.

Te Luzerni deri në minutën e 66-të u paraqit Donat Rrudhani.

Baseli javën e kaluar e siguroi titullin e kampionit në Zvicër.