Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Avdullahu shënon, asistojnë Shaqiri e Ajeti

Shaqiri

Mesfushori Leon Avdullahu dhe sulmuesit Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti kanë lënë gjurmë në fitoren e thellë të Baselit të shtunën mbrëma. Avdullahu shënoi gol, kurse Shaqiri e Ajeti asistuan. 

Baseli e fitoi 4:1 ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Zvicrës në udhëtim tek Yverdoni. 

Shaqiri asistoi në golin për 2:0, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 

Avdullahu realizoi për 3:0 në minutën e 51-të, ndërsa në minutën e 58-të u zëvendësua me Ajetin. Ajeti dy minuta pas inkuadrimit, asistoi në golin për 4:0. 

Shaqiri luajti deri në minutën e 79-të. 

Taulant Xhaka mbeti sërish në bankën rezervë. 

Edhe Shkëlqen Shaqiri, gol shënon edhe Ajeti Futboll 10 muaj më parë Shkëlqen Shaqiri, gol shënon edhe Ajeti

Dion Kacuri te vendësit luajti nga fillimi i pjesës së dytë. 

Baseli ka 25 pikë dhe po lufton për titull kampioni. 

Yverdoni ka 15 pikë.