Milani nuk ia doli të marr më shumë se një pikë në përballje me Sassuolon.
Të dielën pasdite, Milani e Sassuolo luajtën 2:2. Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Serie A.
Në portë te Sassuolo ishte reprezentuesi i Kosovës, Arijanet Muriq.
Ismael Kone kaloi Sassuolon në epërsi 1:0 në minutën e 13-të.
Davide Bartesaghi shënoi dy golat për Milanin, në minutën e 34-t dhe të 47-të.
Por në minutën e 77-të për 2:2 realizoi Armand Lauriente. Dhe shifrat më nuk ndryshuan.
Milani tani i ka 32 pikë në pjesën e epërme të tabelës. Lëshoi dy pikë të rëndësishme në garën për titull. Sassuolo është në mesin e tabelës me 21 pikë.
Ardon Jashari qëndroi në stol te Milani.