Portieri Arijanet Muriq i mungoi Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit dhe Austrisë, por u kthye menjëherë me paraqitje pozitive te Sassuolo.
Sassuolo të dielën barazoi 1:1 me Milanin në xhiron e gjashtë të Serie A.
Muriq u vlerësua për pritje të shumta në këtë ballafaqim dhe ia siguroi një pikë ekipit të tij.
Milani kaloi i pari në epërsi pas gjuajtjes së fuqishme të Adrien Rabiotit në minutën e 63-të.
Vetëm pesë minuta më vonë, Sassuolo realizoi me Cas Odenthalin. Ardon Jashari luajti te Milani prej minutës së 78-të.
Sassuolo i ka tetë pikë, ndërsa 12 pikë i ka Milani.